Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se tre nga të dyshuarit për këto raste janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, dy raste kanë ndodhur në komunën e Zveçanit, dhe nga një rast në Gjakovë, Lipjan dhe Fushë Kosovë.

Në raport thuhet se në dy raste është ushtruar dhunë nga bashkëshortet ndaj grave, në një rast i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht babin e tij, në një rast tjetër thuhet se e dyshuara femër ka sulmuar fizikisht vëllain e saj, dhe në një rast tjetër thuhet se i dyshuari mashkull ka sulmuar djalin e tij. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme