Pesë raste të reja me Coronavirus në Malishevë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Malishevës, janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për ditën e sotme, janë dërguar analizat për gjashtë teste, ku pesë kanë rezultuar pozitiv dhe një negativ, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 29 raste. Rastet e regjistruar në ditën e sotme janë sipas këtyre vendbanimeve: nga 1 rast në Llazicë, Drenoc, Malishevë, Dragobil dhe Lladrovc.

“Shtabi Emergjent në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të respektojnë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, pasi nuk ka mënyrë tjetër për luftimin e kësaj pandemie. Arma e vetme është kujdesi i shtuar dhe zbatimi i masave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme