Pesë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë arrestuar për dhunë familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Suharekë, Pejë e Gjakovë.

Detaje nga raporti i PK-së:

Ferizaj, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 22.09.2021 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Pejë, 22.09.2021 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme