Pesë të lënduar pas një aksidenti në Gjilan

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Policia raporton se dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën VË Jetta me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe godet një urë betoni.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku dy prej tyre si pasojë e lëndimeve të renda janë transportuar ne QKUK Prishtinë.

Të ngjashme