Me peticion kërkohet seancë e jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 13:16 | Nga

Në sheshin e Prishtinës ka nisur nënshkrimi i peticionit qytetarë me anë të të cilit do të kërkohet seancë e parlamentare për Astrit Deharin – aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ndër të tjerash, përmes këtij peticioni po kërkohet hetim i pavarur i rastit dhe shkarkim hierarkik i të gjithë personave përgjegjës, pozita e të cilëve lidhet me vdekjen e Deharit.

“Duhet të bëjmë presion më shumë ndaj institucioneve. Duhet të kërkojmë që drejtësia të vihet në vend. U bëj ftesë që të nënshkruajmë peticionin për të kërkuar drejtësi për Astritin”, ka thënë Besa Luzha, aktiviste e shoqërisë civile.

Të ngjashme