Peticion për Mustafën e Thaçin, kërkohet të ndalohet vrasja e qenve

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 18:29 | Nga

Një peticion përmes internetit është nisur në Kosovë, përmes të cilës kërkohet ndalimi i vrasjes së qenve endacak në Kosovë.

Peticioni është nisur pas statistikave tmerruese të vrasjes së qenve endacak në Kosovë, në të cilën janë vrarë rreth 800 qenë endacakë gjatë vitit të kaluar, vetëm në qytetin e Prizrenit.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar 831 qenë endacak u vran ne Prizren nga veterinerët, si dhe ne shumë qytete dhe fshatra tjera kosovare. Qentë endacak ishin dhe jane asgjësuar në mënyrë mizore heshturazi”, thuhet në kërkesat e iniciatorëve.

qen

Peticioni është i drejtuar në adresë të Mustafës e Thaçit, derisa është nënshkruar nga 2,100 qytetarë deri më tani.

“Ne kërkojmë nga qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Isa Mustafa ose Prezidenti Hashim Thaçi të ndal vrasjën barbare të qenve menjëherë”, thuhet më tej në peticionin e drejtuar ndaj Mustafës e Thaçit.

Për të nënshkruar peticionin, klikoni këtu: Peticion për ndalimin e vrasjes së qenve endacak

Të ngjashme