Peticion për vendosjen e shtatores së Adem Jashari në Prishtinë

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 17:34 | Nga

Dardania Sacra dhe projekti Njekomb.com kërkojnë vendosjen e shtatores së heroit të kombit, Adem Jashari në Prishtinë, e cila tash e 18 vite i ka munguar kryeqytetit të Kosovës.

Për këtë qëllim ato kanë organizuar edhe një peticion, i cili do t’iu dorëzohet Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kësaj shtatoreje, e cila është detyrim moral për të nderuar veprën dhe kontributin e familjes Jashari për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Dardania Sacra dhe projekti Njekomb.com konsiderojnë mos vendosja e shtatores së heroit të kombit Adem Jashari në kryeqytet është mospërfillje e institucioneve gjegjëse, të cilat janë komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe komunës së Prishtinës që sa më parë të merret vendimi për vendosjen e shtatores së heroit, Adem Jashari!”, thuhet në kërkesën e Dardania Sacra dhe projektit Njekomb.com.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme