Petkoviq: Serbia do t’i ndihmojë familjet në Kosovë që janë dëmtuar nga vërshimet

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ata do t’u japin ndihmë familjeve në Kosovë të cilat janë prekur nga vërshimet e fundit.

Ai ka thënë se situata në komunat me shumicë serbe është nën kontroll, shkruan Kosovo-online.

“Kemi disa raste të izoluara në të cilat vërshimet kanë shkaktuar probleme, por jemi afër t’i zgjidhim. Ne do të ofrojmë ndihmë për riparim dhe këtë premtim ua kemi dhënë familjeve me të cilat kemi komunikuar”, është shprehur Petkoviq.

“Jemi duke monitoruar situatën, njerëzit tanë janë në kontakt me qytetarët nëse duhet ndihmë për reagim. Kam folur për banorët rezidentë nga komunat në veri, për të qenë në gjendje gatishmërie në rast se Ibri del nga shtrati”.

Petkoviq ka njoftuar se po ashtu ka folur me disa familje nga Plemetini i Obiliqit dhe me disa nga Kuzmini i Fushë Kosovës, të cilët janë dëmtuar nga reshjet.

Të ngjashme