“Pezullimi i marrëveshjes për burgjet, ishte një keqkuptim i madh”

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Në fillim të javës ishte raportuar nga mediumi danez Ekstra Bladet se marrëveshja për dhënien me qera të 300 qelive mes Kosovës dhe Danimarkës mes është pezulluar.

Kjo si shkak i vështirësive financiare për realizmin e kësaj marrëveshje.

Por, kjo demantohet nga Ministria daneze e Drejtësisë.

Në në përgjigje me shkrim për Klankosova.tv u tha se kjo ishte veçse një keqkuptim.

“Danimarka nuk e ka ndërprerë, nuk e ka rikthyer apo pezulluar marrëveshjen e burgjeve ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Çdo raportim në media që sugjeron të kundërtën bazohet në një keqkuptim. Marrëveshja është miratuar me votat e shumicës së deputetëve në Parlamentin danez në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizmin e projektit vazhdon” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati deklaruar se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qera të burgjeve në Kosovë.

Ajo është shprehur se delegacionet Kosovë-Danimarkë janë në koordinim të plotë

Tutje, Haxhiu ka thënë se një delegacion i Danimarkës do të vijë në Kosovë në tetor për të implementuar marrëveshjen.

Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për 10 vjetët e ardhshme.

Sipas marrëveshjes Danimarka, do t’i merrte me qera 300 qeli ku do të silleshin të burgosurit e dënuar me deportim.

Kjo ishte nënshkruar vitin e kaluar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, tani ish-ministër.

Të ngjashme