Pezullohen 12 minatorë që mbajtën grevë për mosmarrjen e pagave

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

12 minatorë të Minierës së Stantërgut janë suspenduar nga puna me arsyetimin se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza, në Facebook. Ai ka thënë se ky vendim vjen si hakmarrje për shkak të grevës të cilën e kishin mbajtur pesë ditë më parë për të kërkuar pagën e tyre.

Vendimi është marrë nga sot dhe bëhet fjalë për punonjësit Bajram Sadiku, Fehmi Haradini, Adnan Brahimi, Isa Tahiri, Edmond Selimi, Mensur Salihu, Burim Morina, Blerim Salihu, Isa Brahimi, Zaim Ahmeti, Rifat Lushtaku dhe Beqir Peci, të githë punëtorë të minierës së Stantergut.

“Punonjësit Bajram Sadiku, Fehmi Haradini, Adnan Brahimi, Isa Tahiri, Edmond Selimi, Mensur Salihu, Burim Morina, Blerim Salihu, Isa Brahimi, Zaim Ahmeti, Rifat Lushtaku dhe Beqir Peci largohen përkohësisht nga puna për shkak se ekziston dyshimi se të njëjtit me datën 11:02.2021, ndërrimi i dytë dhe i treti dhe më 12.02.2021 ndërrimi i parë kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme