Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme