Pezullohet greva në aeroportin “Adem Jashari”

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kosovës ka pezulluar grevën e cila është mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari.

Lajmin e konfirmoi, kryetari i SINKON-it, Arben Hasani, ku njoftoi se pezullimi i grevës do të fillojë nga e hëna dhe do të vazhdojë deri të premten e ardhme.

“Arsyeja e pezullimit të grevës vie pasi është përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, pos kësaj janë edhe kërkesat e mëdha të bashkatdhetarëve, gjithashtu tjetër arsye janë se edhe institucionet kosovare kërkuan që të ju jepet kohë më shumë”, tha Hasani.

Të ngjashme