Piraj fton qytetarët të dhurojnë gjak në hotel “MEKA”, në Dragash

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kompanisë “MEKA”, Burim Piraj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë të dhurojnë gjak, nga ora 11:00-15:00, në Dragash, në hotel “MEKA”.

Ai ka shkruar që të të interesuarit të paraqiten për të dhuruar gjak, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve.

Postimi i plotë:            

Përkujtim për juve që keni vendos të dhuroni gjak dhe shpëtoni jetë!
Sot në Sharr në Hotel MEKA nga ora 11:00-15:00
Allahu ju bekoftë!
Qoftë paqja mbi ju!

Të ngjashme