Pjesëtarët e FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhurojnë gjak

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 10:55 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.

Aty kanë dhuruar gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Mimoza Muharremaj e cila është ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për herë të tetë po dhuron gjak. Ajo thotë se  për të është ndjenjë shumë e mirë.

“Është hera e tetë që dhurojë gjak, është ndjenjë shumë e mirë, dhurimin e gjakut se kam bërë asnjëher për vete por për të ndihmuar një jetë”, tha Muharremaj.

Xhevdet Tahiraj, drejtor në departamentin e Shëndetësisë në FSK, tha se është parë numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, për të dhuruar gjak.

“Është dita e dytë prej dhurimit të gjakut, pra dje ka qenë dita e parë dhe kemi parë një numër të madh të pjesëtarëve që kanë dhuruar gjak, dje kanë dhuruar mbi 50 persona”, u shpreh Tahiraj.

Ndërsa, Bukurie Zhubi, Ushtruese detyre e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut u shpreh e kënaqur me aksionin, derisa pohoi se janë ngritur rezervat e gjakut.

“Dua të përgëzoj punën e zellshme të këtij institucioni e cila ka mundësuar ngritjen e dhurimit vullnetar dhe vendimin për dhurimin vullnetar të gjakut. Muaji janar ka startuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës me të cilën kemi arrit një ngritje në dhurimit vullnetar. Kanë pas edh jehonë më të gjerë dhe kanë mundësuar të ngrisim rezervat e gjakut”, ta Zhubi, raporton EO.

Përndryshe, ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme