Pjesëtaret e FSK-së marrin pjesë në trajnimin tre javor “Simboli i Ujkut”

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Instruktorët e specializuar në fushën e këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin tre javor “Simboli i Ujkut”.

Ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve që përfunduan trajnimin u mbajt sot në Kazermën Ushtarët e NATO-s në Istog. Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Hysen Dreshaj, si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Trajnimi ishte i ndarë në tri pjesë, duke filluar me testimet fizike dhe ligjëratat në klasë, për të vazhduar me operacionet e terrenit (sulmi, repilimi, reagimi ndaj kontaktit si dhe kalimi i pengesave ujore ) dhe për ta përmbyllur me operacionin final 72 orësh që përfshinte 7 komuna dhe 110 km marshim në këmbë me 30 kg pajisje ushtarake si dhe 1800 kalori ushqim në ditë.” shkruante në një postim në Facebook të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tutje thuhej se FSK-ja është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke i ’u ofruar pjesëtarëve të saj mundësinë e shkollimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Trajnime të tilla ndihmojnë pjesëtarët e FSK-së që të jenë të përgatitur gjatë tërë kohës për tu përballuar me çdo situatë që paraqitet në vendin tonë.”

Të ngjashme