Pjesëtarët e FSK-së: Sot nuk po festojmë me familjarët pranë, por për ne familje është ushtria

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Sot, kur shumica po festojnë Fitër Bajramin nëpër shtëpitë e tyre bashkë me familjarë, pjesëtarë të shumtë të FSK-së po qëndrojnë në kazermë, e nga aty po urojnë qytetarët mysliman me rastin e festës së Bajramit

Luan Haradinaj, njëri nga pjesëtarët e FSK-së, publikoi një fotografi bashkë me pjesëtarët e tjerë duke thënë se edhe pse sot nuk po festojnë me familjarët, për të gjithë ata familje është ushtria.

Postimi i plotë:

Edhe pse sot nuk po festojmë me familjarët pranë. Për të gjithë ne, familje është Ushtria, shtëpi e dashuri kemi komb e Atdhe! Bashkë, gjithmonë në rresht për paqe!

Gëzuar nga Gjenerata 2020 e Akademisë së Mbrojtjes!

Të ngjashme