Pjetër Nrecaj mbetet në paraburgim

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 10:12 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Pjetër Nrecaj.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

“P.N. [v.j. Pjetër Nrecaj] po dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rendë’ nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve’ nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjti kod”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Nrecaj dyshohet të ketë vrarë gruan dhe vajzën e tij më 7 gusht në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme