Plaçkitet në Leposaviq automjeti që transportonte para, ka të plagosur

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Automjeti i kompanisë për transportin e të hollave “Henderson” është plaçkitur jo larg Leposaviqit.

Ende nuk dihet se për çfarë sasie të hollash bëhet fjalë, ndërsa tre të punësuar në këtë kompani janë lënduar me rastin e sulmit dhe momentalisht ndodhen në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton “Kosovo Online”

Siç merret vesh, me rastin e sulmit ka pasur të shtëna me armë midis plaçkitësve dhe sigurimit të kompanisë “Henderson”, ndërsa janë djegur plotësisht edhe tri automjete, një kombi e dy vetura udhëtarësh me të cilat plaçkitësit kishin bllokuar rrugën magjistrale.

Dyshohet, i kanë thënë këtij portali në vendin e ngjarjes, se sulmuesit kanë ikur me dy automjete kombi në drejtim të Kopaonikut.

Komunikacioni te vendi Dren, ku ka ndodhur plaçkitja, është bllokuar, për pasojë janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Automjetet e kompanisë “Hendersonit” kanë qenë shënjestër sulmesh të plaçkitësve edhe dy herë të tjera në këtë pjesë të Kosovës veriore..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme