Plagosen dy persona në Pejë, vetura e tyre u qëllua me armë derisa po lëvizte

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me armë drejt veturës së tyre derisa ishin në lëvizje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar. 

Të ngjashme