Plagoset me thikë një person në Mitrovicë

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 09:42 | Nga

Për arsyeje të panjohura një person është therur më thikë dje në Mitrovicë.

Siç njofton policia, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë është raportuar se viktima mashkull k/shqiptar është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull k/shqiptar.

“Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është hapur për ‘vrasje në tentativë’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme