Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Një 19 vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Telegrafin se i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifikuar nga policia.

“Rreth orës 12:15 është lajmëru një viktimë në stacionin policor në Prizren, i njëjti është lënduar në këmbë nga arma e zjarrit dhe më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Osmanollaj shtoi se policia tashmë është në kërkim të personit të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme