Plagoset një person në Suharekë

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Një person pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër të cilin e kishte qëlluar në këmbë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar pas një fjalosje  kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull  kosovar të cilin e kishte qëlluar në këmbë. Viktima  është dërguar  për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport

Të ngjashme