Plagoset rëndë një polic në Pejë

Pejë | 21 Pri 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot rreth orës 09:45, ka pranuar informatë se në spitalin Rajonal në Pejë është pranuar një person i plagosur me armë zjarri dhe pas dhënies së ndihmë ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK

“Policia me të marrë informacionin ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në shtëpinë e viktimës ne fsh. Brestovik, ku sipas familjarëve rasti ka ndodhur ne një aneks të shtëpisë së viktimës”, thuhet në komunikatë.

Vendit të ngjarjes iu është përgjigjur Drejtori Rajonal i Policisë- Pejë, Zv-drejtori Rajonal, Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Pejë, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i Krimeve të Rënda nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët janë duke i kryer hetimet në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe hetuesit kompetent në këtë rast, meqë viktima është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Të ngjashme