Plagosja e dy personave në argjendarinë në Prizren, thirret konferencë për media

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren ka organizuar konferencë për media lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren.

“Konferenca do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prizren, kati tretë, (Zyra e Kryeprokurorit) – Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”.

Për tentim-grabitjen ku mbetën të plagosur babë e bir në Prizren, kryeministri Kurti tha në Kuvend se është bërë arrestimi i dy personave të dyshuar. Por, arrestimin e tyre nuk e ka konfirmuar akoma prokuroria e as policia, nga kjo e fundit thanë se në Prizren është duke u zhvilluar një aksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme