Plagosja në Prishtinë: Dhëndrri plagosi mikun përgjatë kohës sa udhëtonin bashkë me veturë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë që pati pak më parë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se rasti në fjalë ka të bëjë me një problem familjar.

Madje në bazë të hetimeve të para thuhet se dhëndri ka plagosur mikun e tij me dy plumba, përgjatë kohës sa ishin në të njëjtën veturë.

Mësohet se viktima në këtë rast, është plagosur në këmbën e majtë, por që plumbi ka depërtuar tek këmba e djathtë dhe ka mbetur aty.

I plagosuri në këtë rast është duke u trajtuar në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Të ngjashme