Plagosje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:30 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.   Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”.

Borovci ka njoftuar se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme