Plak, u ba Ushtria! Haradinaj me mesazh për babanë e tij të ndjerë (Foto)

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, menjëherë pas ndryshimit të mandatit të FSK-së në Ushtri, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me babanë e tij, tanimë të ndjerë, Hilmiun.

“Plak, u ba Ushtria!”, ka shkruar shkurt Haradinaj në përshkrimin e fotografisë.

Ndryshe familja Haradinaj ka dhënë një kontribut të madh gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme