Plane për fundjavën? Mësoni si do të jetë moti ditët e fundit të tetorit

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

E shtuna dhe e diela e fundit e tetorit parashikohet të jenë me mot të kthjellët. Koha e ngrohtë do të vijojë deri të hënën.

Sipas Prishtina Weather ditën e hënë në mbrëmje vranësirat fillojnë të shtohen. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë vende-vende do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

E shtuna do të jetë kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë.

E diela do të karakterizohet kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta.


Të ngjashme