Platformë online për bizneset, u ndihmohet ta kapërcejnë krizën e të kthehen në normalitet

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 14:09 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me Odën Ekonomike dhe Partnerin implementues Civikos kanë lansuar Platformën (Rindërto më mirë)-Realitet i ri, raporton Ekonomia Online.

Kjo platformë synon që të mbështesë bizneset drejt kapërcimit të krizës, përshtatjes me rregullat e reja dhe rikthimin sa më të shpejt në normalitet.

Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të lehtësuar jetën e qytetarëve në pandemi.

“Është një projekt i përbashkët i Odes Ekonomike, Kombeve të Bashkuara dhe Shoqërisë Civile. Ka një vit e pak që Covidi u shpërnda kudo e edhe në Kosovë dhe kjo e trazoi jetën tonë shoqërorë dhe ekonomike, kjo trazuar edhe arsimin në përgjithësi, jemi këtu të shohim se çfarë mund të bëjmë bashkë edhe me Odën dhe me sektorin privat dhe përmes kësaj faqeje të internetit mund të intervenojmë në mënyrë praktike që ta luftojmë Covidin”, u shpreh ajo.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se kjo platformë është i një rëndësie të madhe sidomos në mos përhapjen e pandemisë.

“Kjo platformë dhe bashkëpunimi në mes këtyre akterëve na mundëson që të kemi më të lehtë jetën me pandeminë. Mos përhapja e virusit bëhet vetëm me vetëdijesim dhe kjo bëhet përmes kësaj platformë e cila ka një rëndësi të madhe, duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të respektojmë masat që të mos shkojmë më deri tek mbyllja”, tha ai.

Donika Emini nga Civikos tha se është nder që kanë kontribuar në këtë platformë.

“Është kënaqësi qe Civikos merr pjesë dhe është bashkëpunëtorë në këtë platformë me emrin ‘Realiteti i ri, kjo platformë ka rëndësi te madhe duke pasur parasysh sfidat në të cilat jemi përballë gjatë pandemisë dhe është e rëndësishme që të kemi para nesh një platformë të tillë”, tha Emini.

Arian Vranica, shoqata e Gastronomëve tha se e përkrahin këtë platformë duke kontribuar në mbrojtjen dhe informimin e drejtë nga Covid-19.

“Ne si Shoqatë jemi shoqatë sektoriale dhe e përkrahim këtë platformë duke i siguruar konsumatorët tanë në mbrojtjen e tyre duke kontribuar që kjo iniciativë të fillojë nga ne dhe të jemi një sektor i fuqishëm”, deklaroi ai.

Të ngjashme