Platformë online për regjistrimin e të rinjve për të kryer punë vullnetare

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 16:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me OSBE-në dhe UNICEF-in kanë krijuar një platformë elektronike në të cilën mund të regjistrohen qytetarët për të kryer punë vullnetare.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se më e rëndësishmja është që të përfshijmë të gjithë zërat në një vend.

Ai tha se krijimi i sistemit elektronik ka arritur me përfshi numër të madh të vullnetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Vullnetarizmi është një gjë e shenjtë, vullnetarët anekënd globit veprojnë për të rritur mirëqenien në vend. Për të gjithë ne është e rëndësishme që të gjejmë mënyrë të përfshijmë zërat e të gjithë së bashku. MKRS ka ndërmarrë masa për të krijuar hapësirën për zhvillimin e vullnetarizmit ku kemi aprovuar një udhëzim administrativ për vullnetarizmin”.

“MKRS ka marrë përsipër të gjitha obligimet për punë vullnetare. Krijimi i platformës elektronike unike ka arrit të sigurojë një numër të madh të aktivistëve të integruar në platformë”.

Brandao Co, udhëheqës i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se në këtë platformë deri më tash kanë regjistruar 1000 vullnetarë ku prej tyre 49 janë të punësuar.

“Jemi duke shënuar ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit, në Kosovë, vullnetarët po promovojnë shoqërinë gjithëpërfshirëse, ata i përgjigjen thirrjeve në momente të nevojës i mbështeten jetës së njerëzve, këtu është promovimi i platformës së vullnetarizmit në Kosovë”.

“Në këtë platformë janë 1000 vullnetarë ku 49 janë punësuar  përmes platformës dhe 60 organizata të shoqëria sociale kanë postuar në platformë aktivitetet e tyre dhe për të gjendur një vend pune për këta vullnetarë”.

Jan Braathu, ambasador i misionit të OSBE-së në Kosovë, tha se shpresa për punë mungon tek të rinjtë e Kosovës dhe që sipas tij të rinjtë duhet të angazhohen vetë në punë vullnetare.

“Pse dikush dëshiron të bëhet vullnetar? Po citoj një fjali të famshëm të Obamasa.  Obama ka thanë: ‘Mënyra  më e mirë të mos ndihemi të pashpresë është  të ngitemi të bëjmë diçka, mos prisni që gjërat e mira  të ju ndodhin juve nëse prisni ta mbushni botën me shpresë’, në Kosovë mendoj që shpresa mungon tek të rinjtë dhe mos prisni të bëjë dikush diçka për ju, filloni të bëni diçka vetë. Ne nuk i zhvillojmë aftësitë në kafiteri apo duke pirë kafe, por duhet të ngrihemi vetë. Misioni i OSBE në Kosovë ka mbështetur disa projekte për vullnetarizmin”.

Blerim Azizi, zyrtar vendor i programit për vullnetar të Kombeve të Bashkuara, theksoi se të rinjtë prej punës vullnetare edhe përfitojnë, jo vetëm japin diçka.

“Duhet të angazhohemi në mënyrë që të jepni kontributin për vendit tonë për zhvillimin e vendit tonë. Shtresa e njerëzve të varfër, ata që jetojnë në vise rurale dhe ata që kanë nevoja të veçanta me angazhimin tonë vullnetar duhet të jua shtrojmë dorën këtyre grupeve të margjinalizuara. Çdo njëri jep kontributin e tij për të ndihmuar një kategori dhe në kthim të saj e merr një përvojë jetësorë”.

“Vullnetarizmi ka të bëjë me atë që jep diçka dhe merr diçka. Platforma elektronike është një mundësi e mirë ku vullnetarët mund të kryejnë punë vullnetare dhe organizatat e kanë mirë me shpall vend për vullnetarë me bërë punë të mirë në legjislacionin për të rinj që është udhëzimi administrativ përmes të cilit caktohen obligimet e vullnetarit dhe organizatat të cilat i përkrahin vullnetarët në projektet e tyre”.

Të ngjashme