“Plisat” s’ndalen, vazhdojnë të grumbullojnë ndihma për të prekurit e tërmetit

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 11:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë” edhe sot ka vazhduar grumbullimi i ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Kushtrim Ramadani nga grupi i tifozëve “Plisat”, tha për EkonomiaOnline se po vazhdojnë të grumbullojnë gjëra ushqimore, veshmbathje dhe mbuloja për të prekurit nga tërmeti, ndërsa falënderoi të gjithë qytetarët për solidaritet.

“Së pari urojmë që të mos ketë fatkeqësi të tilla, ne jemi bashkë si Plisa jemi organizuar që të dërgojmë ndihma humanitare si ushqim veshmbathje e gjera të tjera për në Shqipëri. Tash veç po niset një autobus me ndihma pas tij do të niset edhe një autobus tjetër rreth orës 16, autobusi që është nisur mbrëmë është kthyer me njerëz nga Durrësi, të cilët janë sistemuar në hotel ‘Ora’ të cilët do t’i sistemojmë nëpër familje. Po ashtu edhe këta autobus që do të kthehen do të vinë me njerëz për t’u treguar në Kosovë. Ne si Plisa i falënderojmë të gjithë qytetarët që na janë bashkangjitur në këtë aksion poashtu edhe organizatat e tjera” , tha ai

Ndihmat janë duke u grumbulluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Dje janë nisur disa autobus e kamion janë nisur prej Kosovës drejt Shqipërisë me ndihma të mbledhura për të prekurit nga tërmeti.

Të ngjashme