“Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat…Teatri i jonë, Leze u mbyll”

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e ditës së sotme (15 shtator) ndërroi jetë aktori i mirënjohur kosovar, Adem Mikullovci, shkruan GazetaBlic.

Vdekja e tij la bosh një pjesë të artit kosovar.

Aktori në vdekjen e aktores Leze Qena shkroi se bashkë me ikjen e saj u mbyll dhe një teatër.

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ishin fjalët e aktorit për Leze Qenën.

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy…

Gepostet von Adem Mikullovci am Donnerstag, 26. März 2020

Tutje aktori kishte shkruar se atë e kishin lënë të fundit dhe se patjetër do shkonte dhe ai tek ata.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, kishte shkruar aktori Mukullovci për Qenën.

Të ngjashme