Po mbahet konferenca shkencore kushtuar 50 vjetorit të daljes së revistës “Edukata islame”

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi konferencë shkencore “Revista  “Edukata Islame” -50 vjet mision në fjalën e shkruar shqipe ” kushtuar 50 vjetorit të daljes së kësaj reviste. Në këtë konferencë morën pjesë studiues e hulumtues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe më gjerë. Hapja solemne e konferencës u bë sot në ambientet e Kryesisë së BIK-ut. në Prishtinë, ku të pranishëm ishin Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava,  zv/ kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Omer Kajoshaj, udhëheqës të bashkësive islame përfaqësues të Këshillave të BI, Medresesë Alaudin Fakultetit të Studimeve Islame, profesor dashamirës të fjalës së shkruar etj.Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi Kryeimami  Vedat ef. Sahiti i cili në emër të Këshillit të Organizativ të kësaj konference tha se ky përvjetor po  shënohet me organizimin e konferencës shkencore dhe ne presim që hulumtuesit e referuesit të shqyrtojnë  e vejnë në spikam historikun, arritjet  dhe sfidat e kësaj reviste “Edukata Islame” që sivjet  mbushi 50 vjet dhe shprehu bindjen se nga kjo konferencë do të dalin përfundime dhe rezultate të reja  për revistën dhe periodikun e BIK-ut.

 Më pas myftiu Naim  ef.Tërnava mbajti fjalim përshëndetëse.  Ai më pas e cilësoi kat historik themelimin e kësaj reviste.’ “Në vazhdën e këtyre vendimeve që mori asokohe udhëheqja e BIK-ut qe edhe vendimi për nxjerrjen e revistës “Edukata Islame” e cila që në embrion ishte dizajnuar si revistë fetare islame. Ishte fat i madh që në këtë kohë në krye të shoqatës ishte vizionari dhe pedagogu i shquar haxhi Sherif Ahmeti i cili jo vetëm që kishte vizion për revistën, por në atë kohë bëri projektin dhe mori përsipër drejtimin e revistës. Ai është edhe kryeredaktori dhe drejtuesi i parë i revistës “Edukata Islame”. Ai arriti t’i japë jetë, formë dhe fizionomi e tematikë. Me pak bashkëpunëtorë por për të parën herë në gjuhën shqipe në Prishtinë del “Edukata Islame, themelimi i të cilës është akt historik. Ajo shpejt u bë shkruese e historisë në misionin e fjalës së shkruar islame dhe si e tillë me kalimin e kohës, sidomos në vitet e 70-ta dhe 80-ta, shndërrohet në tryezën e mendimit islam te ne dhe jo vetëm.”te ne dhe jo vetëm”u shpreh Tërnava për të nënvizuar se  ‘Edukata Islame” me plotë  të drejtë mund të quhet  vazhdimësi e periodikut islam në gjuhën shqipe që ishte botuar nga Komuniteti Mysliman  i Shqipërisë gjaët periudhës së Rilindjes Kombëtare  |shqiptare dhe gjatë periudhës  mes dy lyftërave, sic janë  revistat e njohura ‘Zani i Naltë” dhe “ Kultura Islame”, e të cilat  paraqesin një trashëgimi të pa çmuar e historisë tonë , por që fatkeqësisht ndluan së daluri”-theksoi myftiu Tërnava.Ai më pas  shprehu mirënjohjen më të sinqertë dhe konsideratat më të thella për drejtuesit – kryeredaktorët, redaktorët dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e revistës “Edukata islame”. Një mirënjohje të veçantë në këtë përvjetor, gjithsesi e meritojnë lexuesit tanë të nderuar nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora, të cilët, me interesimin dhe besnikërinë e tyre për revistën “Edukata islame”, ishin dhe vazhdojnë të jenë garancia më e fuqishme dhe motivi kryesor për punën dhe angazhimin tonë”,-tha, ndër të tjera, Myftiu Tërnava.

Këtë konferencë në emër të reisit të Malit të Zi e përshëndeti Omer Kajoshaj zv/ kryetari i BI të Malit të Zi,  i cili duke uruar këtë përvjetor tha se ne jemi rrit dhe formuar me këtë  revistë  që nga fëmijëria. “Revista. “Edukata Islame” është ylli polar i ynë dhe  është kënaqësi të flasësh  për diçka që është me vjetër se ti dhe këtë amanet që e trashëguam nga të parët tanë me besnikëri  tua lejmë gjeneratave të reja”-tha Kajoshaj.

Kryeredaktori i Edukatës Islame prof. Sabri Bajgora në referatin e tij me temë: “Edukata Islame – Tribunë e mendimit Islam” theksoi se: “Edukata Islame si revista e parë islame në gjuhën shqipe që nga fillimi i ka dhënë një vend meritor aktiviteteve fetare në vend. Një rëndësi të veçantë këtu i është kushtuar aktiviteteve të Medresesë së Mesme “Alaudin”, ku thuajse në çdo numër, sidomos në ata të fillimit, gjejmë kronika e lajme që kanë të bëjnë me dhe për medresenë, për të diplomuarit dhe për rrugëtimet jetësore të nxënësve të saj, duke u bërë kështu edhe një kronikë e kohës.”-theksoi Bajgora.

Kryesia e BIK-ut ka marr vendim që ish kryeredaktorëve të deritanishëm  tu ndaj mirënjohje post mortum për  Sherif ef.Ahmetin, Hajrullah ef. Hoxhën, dhe për profesorin e nderuar Qemajl Morina dhe këto mirënjohje postmortum do tu përcillen familjeve. Me mirënjohje u nderuar edhe  ish kryeredaktori  Resul ef.Rexhepi  dhe kryeredaktori aktual Sabri ef. Bajgora. Në emër të ish kryeredaktorëve një fjalë rasti mbajti  Resul Rexhepi  i cili veç tjerash tha se Edukata islame ka qenë një fanar i cili  ka ndriçuar në tunelin e pafund  e pa dritë e paskajë dhe për nja 20 vite ka qenë  e vetmja revistë  në gjuhën shqipe pak ma serioze e cila  e ka përcjell  mesazhin dhe misionin islamë  deri tek lexuesi nderuar dhe në fund  u lut që gjeneratat e reja për Edukatën islame kur mos të ndalen së punuari  me mundin më të madh që të mundemi sepse Edukata islame  e meriton një gjë të tillë.

Në  këtë konferencë po marrin pjesë 44 studiues e hulumtues të mbarë trojeve shqiptare ku janë  paraparë të mbahen shtatë seanca gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Të ngjashme