Pochettino u përgjigjet spekulimeve për United-in

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, në mënyrë diplomatike iu është shmangur spekulimeve që e lidhin atë me postin e trajnerit te Manchester United, pas shkarkimit të Jose Mourinho-s.

“Dua t’ia përjcell dëshirat e mia më të mira Mourinho-s. Më vjen keq, e njoh mirë dhe është lajmë pikëllues”, ka thënë Pochettino.

“Nuk është punë e imja se çfarë ndodh në një klub tjetër, vetëm dua që t’ia përcjell uratat e mia Jose-së”.

“Për pesë vjet kam dëgjuar shumë spekulime, e respektoj shumë mendimin e secilit. Shumë spekulime ndodhin, por nuk është punë e imja ajo çfarë ka ngjarë. Dua që ta jap shfaqjen time më të mirë te ky klub futbolli”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme