Podujeva ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende publike

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Podujevës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende publike.

“Me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sot kam nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike në territorin e Komunës së Podujevës, për periudhën 22.12.2020 deri më 03.01.2021”, ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës.

“Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten me 100 euro”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme