Podujevë: Aksident mes veturës e traktorit me dy të lënduar

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes një veture dhe një traktori ka lënë të lënduar dy persona në fshatin Llugë të Podujevës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor”.

Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme