Podujevë, pesë persona zihen në flagrancë duke përpunuar substancë narkotike

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë arrestuar, të cilët në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:35 në fshatin Llapashtivë, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, shtatë bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri një metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale.

“ Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga njësitë në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit. Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme