Podujevë, vdes një person duke prerë dru në pyll

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dje në fshatin Sllatinë të Podujevës.

Viktima kishte shkuar për të prerë dru në pyll, ndërsa në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme