Podujevë: Vdes pas plagëve që ia shkaktoi makina e sillazhit

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 12:43 | Nga

Një burrë i moshës 31 vjeçare ka humbur jetën në mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur deri sa i ndjeri ishte duke punuar me një makinë të bluarjes së misrit – makinë silazhi.

Sipas përshkrimit të familjarëve në një moment atij i është bllokuar kjo makinë dhe në tentativë për ta kthyer në funksion, ai ka futur dorën ku më pas ajo ka tërhequr trupin e tij duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, për një radio lokale ka konfirmuar rastin, ku ka thënë se viktima ka ndërruar jetë në rrugë e sipër për në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme