Policët e harrojnë bllokun e gjobave në një stacion autobusi

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Një bllok i gjobave që shqiptohen nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave anti-Covid dhe shkelje tjera të rregullave, është parë në stacionin e autobusëve te Katedralja.

Në media është publikuar edhe një video, ku shihet ky bllok.

Zyrtarët policorë duket se e kanë harruar bllokun në këtë stacion, derisa ende s’dihet se çfarë ka ndodhur me të.

“Blloku i gjobave të Policisë së Kosovës harrohet në stacionin e autobusëve te Katedralja!?”, ka qenë përshkrimi i videos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme