Polici me fakultet por pa diplomë të shkollës së mesme

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 09:11 | Nga

Eprori i Policisë me fakultet, por pa diplomë valide të shkollës së mesme
Kamer Jonuzaj ka gati 18 vjet që punon në Policinë e Kosovës.

Kusht për pranim në këtë institucion ka qenë që kandidatët të kenë të përfunduar shkollën e mesme, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është jurist me profesion, por vërtetësia e diplomës se shkollës se mesme po i kontestohet nga kolegët e tij policë. Jonuzaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit shtetëror për demarkimin e kufirit nuk e ka të protokolluar përfundimin e shkollës së mesme.

Protokollimi i diplomës së tij është bërë pasi Policia e Kosovës kishte nisur hetimin e rastit.

Libri i shkollës, ku është protokolluar diploma dallon me të dhëna. Kopjen para dhe pas ndërhyrjes e ka Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme