Polici gjerman me prejardhje kosovare dënohet për ngacmim seksual

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 12:55 | Nga

Një nëpunës policor 29 vjeçar i Policisë Gjermane, me prejardhje nga Kosova është dënuar nga një gjykatë e qytetit Schwetzingen për shkaktim lëndimi trupor dhe për fyerje. Atij i është shqiptuar masa ndëshkuese me gjobë, prej 75 njësish ditore nga 60 euro, shkruan rnz.de.

Sipas prokurorisë, personi në fjalë më 19 shkurt të këtij viti, në një klub në Schwetzingen kishte ngacmuar seksualisht tri gra të reja duke i fyer me fjalët më banale dhe në fund duke i goditur me shuplakë.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka theksuar se klienti i tij është dënuar tashmë mjaftueshëm përmes procedurës disiplinore dhe ndalimit të avancimit në punë, transmeton albinfo.ch. Nisur nga kjo, siüas tij, procedura kundër tij duhet të ndërpritet. Për të përforcuar argumentimin e tij, avokati ka përmendur se polici ka ardhur si fëmijë në vitin 1993 nga Kosova. Ai ka theksuar se ka paguar për familjen e tij shpenzimet jetësore, qiranë dhe sigurimet.

I pyetur nga gjyqtarja lidhur me akuzat, 29 vjeçari ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë çdo mundësi që ai të ketë bërë atë për çfarë akuzohet. Por, përbetimet e tij për pafajësi u kundërshtuan në mënyrë bindëse: të gjitha dëshmitaret kanë thënë njëzëri se i akuzuari ka shqiptuar fjalët fyese në diskotekë.

Veç kësaj, ai në mënyrë të përsëritur ka provuar të vendosë konatkt trupor me femrat e përmendura, transmeton albinfo.ch. As refuzimet e vendosura të tyre nuk kishin treguar efekt. Në fund ai kishte goditur me shuplakë njërën prej tyre, gjë që u dëshmua po ashtu nga një numër dëshmitarësh.

Vetëm dy dëshmitarë kanë provuar ta shfajësojnë policn kosovar por ata gjatë dëshmisë së tyre janë ngatërruar në kundërthënie. Për këtë arsye, prokuroria ka kërcënuar ata me nisje të një procedure të re kundër tyre për deklarim të rrejshëm

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme