Polici i vrarë mbrëmë në Zhur të Prizrenit varroset në ora 15:00

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Polici Sami Thaqi, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit, do të varrohet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik të Malishevës.

Thaqi, ka vdekur mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit pasi hasi në një bombë të vendosur nga pronari.

Gjatë bastisjes për narkotik, polici tashmë i ndjerë ka hasur ne një bombe të vendosur në një dhomë të shtëpisë si lloj magazine.

Nga ky shpërthim mbeti i lënduar edhe fëmija i të dyshuarit dhe dy policë të tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme