Policia arrestoi një person që tentoi të fuste ilegalisht nga Serbia 930 teste për Covid-19

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar, shtetas u Serbisë, është arrestuar në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, në Muçibabë, pasi në veturë i janë gjetur 930 teste COVID-19, të cilat tentoi t’i fuste në Kosovë ilegalisht, të mërkurën mbrëma.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar disa kuti me gjithsejtë 930 teste për Covid 19 dhe 21 copë ftohëse. Me vendim të prokurorit i është konfiskuar automjeti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme