Policia arreston 20 vjeçarin në Podujevë për vepren penale vjedhje e rëndë

Podujevë | 26 Shk 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Polcia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka arrestuar 20 vjeçarin nga Podujeva.

Sipas policisë i njejti akuzohet për veprën penale vjedhje e rëndë.

Komunikata e plotë:

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar; · M. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. Së këndejmi që nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme