Policia arreston aktivistët e PSD-së, e penguan konferencën e Trendafilovës

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të këtij subjekti politik janë arrestuar pasi që penguan konferencën e kryetares së Speciales, raporton Ekonomia Online.

Me të dalë jashtë objektit ku po mbahet konferenca ata u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, Natyra Kuçi zëdhënëse e kësaj partie.

PSD ka vendosur edhe mbishkrimin “Non Grata” në veturën e gjykatëses Trendafilova. 

Aktivistët e PSD-së Bardh Ahmeti dhe Visar Perolli fillimisht i kanë ndërprerë konferencën kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova me fishkëllima.

Përderisa para fillimit të konferencës disa qytetarë kanë dalë në protestë para vendit ku do të mbahej ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme