Policia arreston dhe kthen në Serbi dy serbë që hynë ilegalisht në Kosovë, njëri ishte i infektuar me Covid

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë të cilët kishin hyrë në Republikën e Kosovës ilegalisht, përmes rrugëve alternative.

Atyre u ishte caktuar masa e arrestit 48 orësh por meqë njëri nga të arrestuarit kishte rezultuar pozitiv me COVID, që të dy u deportuan në Serbi.

“Të dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në territorin e Serbisë” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq lënda procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme