Policia arreston dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me rastin e ndodhur më 19 dhjetor të vitit të kaluar, hetuesit policorë të sektorit rajonal të Ferizajt, kanë arrestuar dy personat e dyshuar për vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj kur dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, ku papritmas një veturë ju bllokon rrugën dhe nga vetura dalin dy persona të dyshuar dhe i sulmojnë viktimat K.T.(m/Kosovar,20 vjeç) dhe A.A.(m/Kosovar 20 vjeç), ku në këtë rast kanë përdorur mjete të mprehta-thika duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot kanë qenë në arrati.

Të dyshuarit Z.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) dhe A.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme