Policia arreston katër persona për vjedhje në Vushtrri

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Me datën 31 mars 2019, njësitet policore në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.

Arrestimi i katër personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale ‘vjedhje’, ku cak i kësaj vjedhje ishte një vendpunishte, ku të dyshuarit kishin vjedhur pjesë të eskavatorit dhe vegla tjera të punës.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar gjerat e vjedhura të cilat pas procedurave i janë kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme