Policia arreston një 64-vjeçar në Suharekë, kanosi me armë vëllain dhe kunaten

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një 64-vjecar në Suharekë, për shkak se i njëjti e ka kanosur vëllain dhe kunaten e tij.

Sipas policisë në vendngjarje është gjetur një pistoletë me 37 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 1 korrik 2021, policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se një person i dyshuar kishte kanosur vëllain dhe kunatën e tij. I dyshimti ishte në posedim të armës ilegale dhe shkak për kanosjen ishte mosmarrëveshja pronësore.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes por i dyshimti fillimisht armën nuk e kishte deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit të hapësirës për rreth policia gjeti një qante dore ku brenda kishte tredhjet e shtatë (37) fishek të pistoletës.

Pas autorizimit nga gjykatësi i procedurës paraprake, hetuesit kryen kontrollin e tri shtëpive të banimit dhe në cilësinë e provës materiale policia sekuestroj një armë të tipit revolver dhe pesë (5) fishek kalibër i panjohur.

Për të gjitha veprimet u informua prokurori i shtetit dhe me aktvendim të tij,  i dyshimti A.B i lindur në vitin 1957, u ndalua ne mbajtje në afat prej 48 orë.

Rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme